
Nga vëzhgimi i bërë, kuptojmë se më pak të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e respektimit të sinjalistikës rrugore janë të moshuarit dhe nënat me fëmijë. Disa herë gjatë vëzhgimit tonë, kemi parë nënat dhe të moshuarit të kalojnë rrugën në semafor të kuq, në një kohë që makinat janë në lëvizje në rrugët kryesore të qytetit.
Një gjë e tillë, është bërë shkak edhe për aksidente të mundshme. Ndërkohë, janë vetë qytetarët ata të cilët ankohen për këto sjellje.
Respektimi i sinjalistikës rrugore, jo vetëm është sjellje qytetarie por edhe rrit sigurinë për përdoruesit e rrugës. Ditët e fundit, si shkak i mosrespektimit, janë regjistruar disa aksidente të lehta në qendër të qytetit, ndaj vëmendja e institucioneve për të garantuar siguri gjatë lëvizjes është e domosdoshme.