Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni shprehet se Ati i Shenjtë u kthye në shtëpinë e Atit.

“Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Atit. Ky është një lajm që na trishton shumë, sepse një njeri dhe një pastor i madh na largohet. Kam pasur privilegjin të kem miqësinë e tij, këshillat dhe mësimet e tij, të cilat nuk dështuan asnjëherë edhe në momente sprovash dhe vuajtjesh.

Në meditimet e Via Crucis, ai na kujtoi fuqinë e dhuratës, e cila e bën gjithçka të lulëzojë përsëri dhe është e aftë të pajtojë atë që në sytë e njeriut është e papajtueshme. Dhe i kërkoi botës, edhe një herë, guximin për të ndryshuar kursin, për të ndjekur një rrugë që “nuk shkatërron, por kultivon, riparon, mbron”.

Ne do të ecim në këtë drejtim, për të kërkuar rrugën e paqes, për të ndjekur të mirën e përbashkët dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. Mësimi i tij dhe trashëgimia e tij nuk do të humbasin. I japim lamtumirë Atit të Shenjtë me zemrën plot trishtim, por e dimë se ai tani është te Zotit”, shprehet Meloni.

Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ: PAPA FRANÇESKU LA PAS NJË TRASHËGIMI DHEMBSHURIE, DASHURIE DHE PËRKUSHTIMI NDAJ ÇDO NJERIU
Artikulli tjetër“NJË ZË PËR PAQEN ME NJË BUZËQESHJE NGJITËSE”/ VDEKJA E PAPA FRANÇESKUT, NGA MELONI TE JD VANCE… REAGOJNË LIDERËT BOTËRORË