Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kosovë dhe ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Më pas Nuland do të takojë kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, kryediplomatin Enver Hoxhaj, si dhe në fund zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq. Nuland, me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, pritet të diskutojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndihmës sekretarja gjatë vizitës së sotme në Kosovë, nuk ka paralajmëruar takim me asnjë nga liderët e opozitës.