Një tjetër lëvizje që tërhoqi vëmëndjen e të gjithë opinonit sportiv ishte ajo e Arturo Vidalit drejt Bajernit të Mynihut. Një dashurie e rikthyer pas disa vitesh, pasi përpara se kileni ti bashkohej Juventusit ishin pikërisht bavarezët që synonin shërbimet e tij dhe tashmë më në fund arritën ta bënin për vete mesfushorin. Klubi bardhezi i dorëzuar pranoi ofertën prej 40 milion eurosh duke hequr dorë nga një prej protagonistëve kryesor në ringritjen e skuadrës torineze drejt majave të futbollit Italian dhe atij europian. Arturo Vidal

CHELSEA, RADOMEL FALCAO KËRKON LAVDINË E DIKURSHME Chelsea nuk është përfshirë plotësisht në merkato megjithatë një lëvizje të rëndësishme e ka kryer. Radamel Falcao ndoshta nuk është me ai futbollist që me Porton dhe Atleticon e Madridit mahniste të gjithë të apasionuarit pas sportit, por gjithsesi mbetet një lojtar i nivelit të lartë, pavarësisht sezonit zhgënjyes me fanellën e Manchester United. Blutë e Londrës e kanë sigruar me formulën e huazimit nga Monaco, yllin kolumbian, me të drejtë blerjeje në fund të edicionit të ardhshëm. Radamel Falcao