Ditën e sotme po mbahet takimi elektoral ku do të prezantohet kandidati i “Shtepisë së Lirisë” për Bashkinë Vorë, Lulzim Vrana.

Ka qenë kryetari i Partisë Demokratike në Vorë Pellumb Brusha i cili në momentin e prezantimit ka kërkuar të votohet për Lulzim Bashën duke e ngatërruar me kandidatin Lulzim Vrana.

“Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës”.

Pas kësaj gafe salla është përfshirë nga të qeshura përvec ish-kryeministrit Berisha i cili mesa duket nuk e ka pritur mirë këtë gafe të kryetarit të PD. Siç mund të shihet nga video deputeti Noka dhe anëtarë të tjerë të Grupit të Rithemelimit të PD-së e kanë kaluar me buzëqeshje momentin.

Artikulli paraprakULEN NDJESHËM TË INFEKTUARIT ME COVID NË SHQIPËRI, JA RASTET E REJA TË SHËNUARA NË 24 ORË
Artikulli tjetër“ASNJË VOTË PËR ATA QË KANË FRIKË NGA JU”, BERISHA NË VORË: KJO BASHKI KA FALIMENTUAR, NË 8 VJET SHQIPËRIA U VARFËRUA