Dy shqiptar, të cilët punojnë berber në Britani, kanë bërë një gjest që ka emocionuar klienten.

Caroline Ross, e cila është diagnostikuar me kancer vuri re se flokët filluan t’i binin pas kimioterapisë dhe vendosi që t’i qethte plotësisht.

Kjo e fundit ka shkuar që t’i qeth tek Andi Bica, Kledian Peci, të cilët pasi kanë marrë vesh historinë e të moshuarës, kanë qethur flokët për t’u solidarizuar me Caroline.

Në një video, berberi shqiptar shihet duke i prerë flokët gruas së sëmurë me gërshërë dhe më pas ndalon e i thotë se “nuk do e lënë vetëm”, prandaj ai dhe kushëriri i tij bëhen tullac për ta përkrahur.

Caroline shfaqet në video e befasuar teksa kushërinjtë fillojnë e presin flokët pas saj. Në fund Bica i jep asaj një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.

Ndërkohë siç shkruan media britanike Daily Mail, Caroline Ross i ka cilësuar dy djemtë shqiptarë si heronjë dhe që i kanë dhënë më shumë besim tek vetja për të ecur përpara.