Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte në kërkim për trafik droge. Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari, identiteti të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se ka bërë trafik droge nga Amerika Latine në Europë.
Ka qenë pikërisht drejtësia holandeze që ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për shqiptarin, i cili cilësohet si kreu i një bande kolumbiane-shqiptare droge dhe të pastrimit të parave.
Policia spanjolle ka publikuar edhe një video nga momenti i arrestimit të shqiptarit.