Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë, me arritjet e saj, por jo vetëm. Sigurisht, edhe për faktin që ajo nuk e harron kurrë origjinën e saj dhe i tregon botës me krenari rrënjët nga të cilat ka ardhur. Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar “Instagram” një video shumë të këndshme.

Teksa duket se është duke udhëtuar, këngëtarja shqiptare e njohur kudo në botë ka zbuluar se ka nisur t’i mësojë shoqeve të saj të huaja disa fjalë nga gjuha shqipe.

Ajo ka publikuar në video shoqen e saj, Sarah Lysander, e cila përsërit fjalët shqip të Dua Lipës “Hajde zemër”. Në sfond të videos dëgjohet zëri i këngëtares e cila i ripërsërit fjalët që shoqja t’i shqiptojë në mënyrën e duhur.

Dua dhe Sarah kalojnë shumë kohë bashkë duke udhëtuar dhe në festa të ndryshme, ndaj edhe ky gjest vlerësohet.

Epo, këngëtarja e di më së miri sesi të na bëjë krenarë.