Jo gjithçka ka shkuar mirë në garën e Çmimit të Madh të Montecarlos në Formula, teksa Mick Shchumacher ka pësuar një aksident të frikshëm.

Shchumacher ka humbur kontrollin e makinës së tij për shkak të pistës, e cila ishte tejet e lagur, pas një shiu të dendur. Kjo ka bërë që të përplaset në një nga muret mbrojtëse, ndërsa makina ka përfunduar e ndarë në gjysmë. Asgjë për t’u shqetësuar për Shchumacher, me këtë të fundit që gëzon shëndet të plotë.