Pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike dega Vau i Dejës, Bernard Ndreca, drejt nënkryetarit të Bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli, se ky i fundit ka punësuar 6 të afërm të tij si punonjës në shkollën e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, Shkreli i është përgjigjur me një deklaratë.

Përmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’ Shkreli shprehet se nuk ka të afërm të familjes së tij të punësuar pranë këtij institucioni dhe se është i gatshëm të vë në dispozicion listë prezencat dhe çdo dokumentacion të nevojshëm.

Nënkryetari Shkreli gjithashtu shtoi se shpifjet e rradhës nuk do e ndihmojnë dot Partinë Demokratike të dalë nga bataku ku e ka katandisur veten duke shtuar se sipas tij i vetmi person që ka lidhje me shkollën “Ndre Mjeda” është vetë kryetari i PD Vau Dejës, Bernard Ndreca, pasi në vitin 2019 ishte një ndër 14 personat e arrestuar për sulmin me molotov në KZAZ/ nr. 6 pikërisht në këtë shkollë.

Në postimin e tij, Shkreli gjithashtu ka bashkangjitur një video në të cilën shihet sulmi në shkollën e mesme “Ndre Mjeda” gjatë procesit të zgjedhjeve të vitit 2019.

POSTIMI I PLOTË

Në përgjigje të akuzave të radhës dhe të strategjisë së njohur të Partisë Demokratike “shpif, shpif se diçka do mbetet”, kësaj rradhe në drejtim të Kryetarit të Partisë Socialiste Vau i Dejës , dhe njëkohësisht N/ Kryetar i Bashkisë në respekt për banorët e publikun sqaroj se : Në konviktin e Shkollës Ndre Mjeda , nuk ka të afërm të familjes time të punësuar . Emërimet dhe akti i marrjes në punë është kopetencë e Kryetarit të Bashkisë .
Si N/ Kryetar i Bashkisë Vau i Dejës , dhe Kryetari i Partisë Socialiste i kërkoj Kryetarit të Partisë “NON Grata “Bernard Ndreca të shkojë pranë organeve të drejtësisë ! Unë jam i gatshëm duke vënë në dispozicion listë prezencat , dhe çdo dokumentacion të nevojshëm .
Shpifjet e rradhës nuk do e ndihmojnë dot Partinë Demokratike të dalë nga bataku ku e ka katandisur veten.Ju nuk keni hallin e nxënësve , fermerëve , banorëve apo punësimit . Të verbuar nga puna jonë ditë pas dite , dhe injorimi që banorët po ju bëjnë ju dhe Partisë Demokratike , vetëm shpifja ju ka mbetur .
Fajtori kthehet gjithmonë në vendin e krimit. Kështu edhe ti Benard Ndreca ke një lidhje të çuditshme me shkollën “ Ndre Mjeda.”
, tre vite më parë , në atë kohë Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel ishe një ndër 14 personat e arrestuar për Sulmin me molotov në KZAZ/ nr 6 pikërisht në shkollën “Ndre Mjeda “!
Sot,ti edhe Belindi duhej fillimisht t’i kërkoni ndjesë qytetarëve dhe banorëve për zjarrin dhe molotovin e tre viteve më parë !
Së dyti jepuni përgjigje shumë të rinjëve në Vaun e Dejës dhe mbarë Shqipërisë për proçesin e turpshëm të Forumit Rinor ku akuzoni dhe vidhni njëri tjetrin!
Se fundmi , e kuptojmë shumë mirë siç e kupton mbarë Vau Dejës e Shqipëria , pse Partia Demokratike baltos kaq shumë , dhe pse ajo rend të inkurajojë me deklarata shpifëse qytetarët . Janë zgjedhjet që po afrojnë e ju nuk keni çfarë të ofroni më . Shpifje dhe vetëm Shpifje ! Prandaj sot si Kryetar i Partisë Socialiste ju them se përkushtimin , punën e ndershme , angazhimin dhe besimin me banorët e Vau Dejës dhe Njësive Administrative nuk e ndal dot më asgjë dhe askush.
Shikojeni këtë video që kush do të kuptoj krahasimin kush jemi ne dhe kush janë ata!
Me rrespekt Kristian Shkreli