Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në plazhin e Velipojës. Mësohet se P. Brushtulli 48 vjeç është qëlluar me arme zjarri ne plazhin e Velipojës.

Sipas të dhënave te para i plagosuri ka një marre një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës. Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë në plazhin e Velipojës.

P. Brushtulli ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshtarin e tij K. Nushi. Në atë kohë 35 vjeçari K. Nushi, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, është vrarë pranë banesës së tij.

Pamjet e mëposhtme janë nga vendngjarja.