Policia e Vlorës vijon kontrollet me dron për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i këtyre kontrolleve me dron, në një terren të thepisur dhe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë, është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit, blutë e Vlorës kanë arrestuar shtetasit Serdjan Barjamaj, 34 vjeç, dhe Besmir Zotaj, 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë mbajtjes nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë është organizuar puna për kapjen e dy shtetasve, të cilët bazuar dhe në pamjet filmike të dronit, ishin duke kultivuar fidanë të dyshuar kanabis. Menjëherë është ndërhyrë nga forcat e Policisë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasve S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakREKORD RASTESH, MBI 100 FËMIJË TË INFEKTUAR ME COVID-19 BRENDA 24 ORËVE NË KOSOVË
Artikulli tjetërREGJISTROHEN 6 TË VDEKUR DHE 639 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT