IRMA KOPLIKU: RASTI I SHËMTUAR, TË HETOHEN TË GJITHA NGJARJET. Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po tregon se është e pa aftë për të menaxhuar qoft edhe një institucion. Rasti I dhunimit të fëmijeve jetim në mënyrë barbare nga kujdestaret e Shtëpisë së fëmijës Parashkollor në Shkodër 3 deri në 6 vjeç, është një akt i shëmtuar që kërkon vëmendjen maksimale të të gjitha institucioneve ligjë zbatuese.

Video e publikuar tregon qartë sjelljen çnjerzore me të cilën përballën fëmijët në këtë institucion. Por ky nuk është rasti I vetëm! Dhuna është prezente dhe fakti që ajo tashmë është denoncuar tregon se cili është modeli I shërbimit  social që ofron qeveria Rama-Meta,  kjo është sjellja që “ka inspiruar”   ish-ministri I Punës çështjeve sociale dhe rinisë,  Erjon Velija ,  në varësi të së cilës është kjo qendër  e fëmijëve  jetimë,  në qytetin e Shkodrës. Partia Demokratike e dënon me forcë  sjelljen  jashte çdo norme morale, etike dhe ligjore të personelit në shtëpinë e fëmijës për moshat 3-6 vjec.   I kërkojmë organeve kompetente,  trajtimin me seriozitet të një rasti të tillë dhe marrjen e masave  ndaj këtyre personave të papërgjegjshëm  ashtu siç e  parashikon ligji,  me qëllim që skena të tilla të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve  jetimë, pikërisht nga ato që e kanë për detyrë që të kujdesen për këto fëmijë, të mos ndodhin më.