Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Alavana”, duke arrestuar drejtuesin e një grupi kriminal dhe shpallur në kërkim njërin prej pjesëtarëve të grupit.

Në pranga ka rënë shtetasi L.K., 30 vjeç, banues në Shkodër, i skeduar si person me rrezikshmëri shoqërore, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim njëri prej bashkëpunëtorëve, shtetasit G.Ç., 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar.

 

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, PRESIDENTI: VLLAZNIA PRETENDENTE PËR TROFETË
Artikulli tjetërI AKUZUAR PËR PASTRIM PARASH, I SEKUESTROHEN MBI 70 MIJË EURO DHE NJË “PORSCHE”