Pas zbarkimit të Inspektoriatit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në plazhin e Velipojës dhe prishjes të disa ndërtimeve pa leje, të shumta kanë qenë reagimet e pronarëve të këtyre objekteve.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni reagimin e njërit prej pronarëve i cili përballë kamerave shprehet se aty është buka e fëmijëve dhe e familjes së tij dhe se e gjithë puna e tij ndër vite është si rezultat i punës së ndershme ku thekson se nuk është marrë ndonjëhere me punë të paligjshme.

Ai gjithashtu u shpreh se për 20 vite me rradhë të ardhurat e vetme kanë qenë vetëm nga ai biznes dhe se në vend ka raste të shumta të shkeljes së ligjit por që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre.