Me datë 27.05.2018 në Fushë-Arrëz janë vjedhur nga arka një sasi lekësh në Kishën Kristiane Fushë Arrëz, ku falë veprimeve te shpejta hetimore të policisë janë identifikuar dhe kapur dy autorët e dyshuar shtetasit e mitur:
A. V. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz, dhe M. Gj. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz.Kapja dhe shoqërimi tyre në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë pasi janë gjetur sasia e lekëve të vjedhura në Kishën Kristjane Fushë Arrëz.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa grabitësit kanë marrë paratë në arkë që hidhen nga besimtarët.