Banka Qëndrore e Rusisë ka thënë se “hackerët” kanë vjedhur mbi 31 milionë dollarë nga bankat ruse, një ditë pasi agjencia kryesore për mbrojtjen e këtij vendi ka paralajmëruar për sulme të mëdha kibernetike me qëllim destabilizimin e sistemit banker të Rusisë.

Njoftimi i Bankës i bërë me 2 dhjetor, është shpembulli i fundit i rritjes së numrit të sulmeve kibernetike që kanë cak institucionet financiare në tërë botën. Zyrtari i Bankës Qëndrore ruse, Artiom Siçiov, ka folur për humbjet gjatë një konference në Moskë, duke sqaruar se ata që ndërhynë ilegalisht kanë tentuar të vjedhin rreth 5 miliardë rubla ruse, apo 78 milionë dollarë. Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) ka njoftuar më 2 dhjetor se shërbimet kompjuterike të përfshira në sulmet e planifikuara janë nga Holanda, ndërsa ato janë regjistruar si pronë e kompanisë ukrainase “Blazing Fast”. Drejtori i kësaj të fundit, Anton Onopriçuk, ka thënë se agjencia e inteligjencës nuk i ka kontaktuar. Ai gjithashtu ka sqaruar se ata pop resin me shumë informacione që kompania të nis hetimet e brendshme.

Artikulli paraprakTRUMP THYEN PROTOKOLLIN, I TELEFONON PRESIDENTES SE TAIVANIT
Artikulli tjetërSA SHPESH DUHEN LARË ÇARÇAFËT, XHINSET APO FLOKËT…