Kasaforta e një minimarketi është vjedhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në lagjen nr. 2 të Pogradecit.

 

Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se dyshohet të kenë qënë 4 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë kasafortën dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia thotë se brenda saj ndodhej një sasi lekësh, por ende nuk është përcaktuar shuma e saktë, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.