Vidhnin ATM-të e bankave në Tiranë, arrestohet bullgari, në kërkim tjetri

Një shtetas bullgar është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë. Në pranga ka rënë Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari. Sipas bluve, “ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve”. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – Paisje skimmer – kapele me mbishkrim “Gucci” – aparat celularë – 2 karta banke – një sasi lekësh – copa teli Gjithashtu nga specialistët e narkotikëve u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ernerdo H, 18 vjeç, banues në Nikël Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Yzberishtit në mjetin tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, mjetin tip “Volkswagen” dhe 1 aparat celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve bullgar K.E., dhe A.M., për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi pajisjeve”, parashikuar nga nenet 143/b, 293/b, 293/ç dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.