Vidhnin pasanikët,arrestohen dy shqiptarë

 

Dy shqiptarë, 25 dhe 30 vjeç janë arrestuar së fundmi nga policia spanjolle në Madrid. Në pak muaj ata akuzohet se kanë vjedhur rreth 12 banesa në lagjet e pasura. Ata i mbanin nën vazhdim për një farë kohe pronarët, duke studiuar lëvizjet e tyre dhe më pas vepronin rreth orës 7- 10. Zgjidhnin zakonisht vilat e shtrenjta e pasi kalonin murin rrethues nga dritarja e katit të parë futeshin brenda për të marrë sende me vlerë dhe para, raportojnë mediat lokale. Ka qenë dëshmia e një pronari ajo që ka identifikuar dy shqiptarët ndërsa i kishin vjedhur 15 mijë euro stoli.