Pas Temalit dhe Shllakut, njesia administrative e Vig Mneles ka qene stacioni i radhes i ndihmave per familjet ne nevoje per stinen e dimrit te shperndara nga Bashkia Vau Dejes.

Drejtues te Bashkise Vau Dejes, te shoqeruar edhe nga perfaqesues te njesise administrative te Vig Mneles, jane ndalur shtepi me shtepi, edhe pse ne nje terren teper te veshtire per te shperndare pakot e pergatitura nga stafi i Bashkise te cilat i vijne ne dihme ketyre banoreve, te cilet jetojne ne kushtet e minimumit jetik per te perballuar stinen e dimrit. Kane qene vete banoret e kesaj zone te cilet, jane shprehur te kenaqur per nje ndihme te tille, e cila nuk kishte mberritur asnjehere me pare nga drejtuesit vendor. Bashkia Vau Dejes, ka ne prioritetin e saj ndihmat per familjet e varfra, nje premtim i dhene qe gjate fushates elektorale, cka mund te perkthehet ne nje premtim te mbajtur nga administrata e Bashkise Vau Dejes, e cila fale bashkepunimit me donatore te huaj ka arritur qe te siguroje bazen ushqimore duke ia shperndare me shume se 100 familjeve vetem ne Vig Mnele, nderkohe qe nga fillimi i kesaj fushate ndihmash, deri tani, behet me dije se jane me shume se 500 familje te cilat kane perfituar nga kjo ndihme e Bashkise Vau Dejes, e cila renditet nder bashkite e para ne vend qe ofron nje ndihme te tille per banoret e saj