Një vatër zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në fshatin Muriqan, është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të zjarrfikëses. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci shkruan:

Një vatër zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në fshatin Muriqan, është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të zjarrfikëses. Forcat tona bënë të mundur shuarjen e flakëve që rrezikonin përhapjen, duke u favorizuar nga era.
Kjo periudhë ka qenë veçanërisht sfiduese për forcat zjarrfikëse, të cilat kanë qenë në gatishmëri të plotë për çdo situatë zjarri në territorin e Bashkisë Shkodër.

 

Artikulli paraprakRRËZOHET AVIONI NË KENIA, HUMBIN JETËN GJASHTË PERSONA
Artikulli tjetërFLAKËT E ZJARRIT PËRFSHIJNË NJË SIPËRFAQE PYLLI ME PISHA NË MIRDITË