Zjarri i rene ne masivin pyjor te fshatit Skuraj ne Kurbin eshte arritur te vihet nen kontroll. Pas përpjekjeve intensive të një dite më parë, vatra e zjarrit aktualisht nuk paraqet më asnjë shenjë tymi apo flake.Falë ndërhyrjes së përbashkët të strukturave bashkiake dhe Forcave të Armatosura, zjarri është izoluar plotësisht, megjithatë situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm. Gjatë ditës së shtune, rreth 80 forca operuan në terren – 30 ushtarakë dhe 50 punonjës të bashkisë – të cilët punuan deri në orën 19:00 për të përshkuar të gjithë perimetrin e vatrës, duke hapur korridore mbrojtëse midis pjesës së djegur dhe asaj të padjegur.Puna u fokusua edhe në shuarjen e disa vatrave të vogla që u riaktivizuan gjatë ditës.

Megjithatë, për shkak të shtresave të mëdha të humusit në këtë zonë, strukturat vendore paralajmërojnë se ende nuk mund të thuhet me siguri se zjarri është shuar plotësisht.Duke qene se jemi ne stinen e vere dhe temperaturat vijojne te jene te larga, Autoritetet bëjnë apel për vigjilencë dhe bashkëpunim nga komuniteti, në mënyrë që të shmangen raste të ngjashme, ne territorin e Qarkut te Lezhes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBLIDHET KUVENDI I THETHIT, THIRRJE PËR DIALOG ME QEVERINË
Artikulli tjetërMUAJI KORRIK ME TURISTË TË SHUMTË NË SHKODËR