154 afganë të tjerë gra, burra, të moshuar, gra e fëmijë kanë prekur tokën shqiptare në dy fluturime të ndara gjatë orëve të vona të natës së djeshme, ndërsa janë strehuar në Qytetin Studenti. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe zëra të shoqërisë civile, aktivistë dhe studentë. Avioni i parë që mbërriti në orën 22:45 me 95 afganë në bord nga Kabuli, ku u pritën nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim.

Ndërsa në fluturimin e dytë që mbërri në Rinas në orë 01:00 pas mesnate që ishte tranzit në Doha erdhën 59 afganë, ku përveç Xhaçës dhe Kim u pritën edhe nga kryeministri Rama. Fillimisht ata janë regjistruar në çadrat e ngritura në Rinas dhe më pas janë shoqëruar në konviktet në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht. Në total së bashku me avionin e parë në Shqipëri po strehohen 275 afganë në Qytet Studenti në Tiranë dhe në dy hotele në Durrës.

Kryeministri Rama ishte vetë në Rinas së bashku me ministren e jashtme Xhaçka e ambasadoren Yuri Kim e cila i uroi mirëseardhjen emigrantëve afganë nga bordi i avionit.

Xhaçka tha se pjesa më e madhe e afganëve të ardhur janë gra që kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët. Kryeministri Edi Rama shtoi se afganët e mbërritur mbrëmë, janë aktivistë pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Artikulli paraprakDORËHEQJA E MARK MARKUT, GJEKMARKAJ: MATUNI MIRË KUR TA SULMONI, ËSHTË ZË UNIK E PERSONALITET AKADEMIK
Artikulli tjetërAFGANISTAN/ SHBA VRET ME DRON PLANIFIKUESIN E SULMEVE TË ISIS-K QË LANË 170 TË VDEKUR NË AEROPORTIN E KABULIT! SHUMICA E VENDEVE TË NATO I JAPIN FUND EVAKUIMEVE