KËTË RADHË INSPEKTORIATI PRISH 5 OBJEKTE NË LAGJEN “MARK LULA”. 5 objekte pa leje në qytetin e Shkodrës janë prishur nga inspektoriati i ndërtimeve në Bashkinë Shkodër. Në vazhdën e aksioneve ky inspektoriat kësaj here është fokusuar në lagjen “Mar Lula”.

Inspektorja e rajonit numër 5 Vjollca Tafili thotë këto aksione duhej të ishin bërë me kohë.Inspektori Ylvi Vuçini thotë se këto aksione do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit të Shkodrës.Mësohet se pas 10 ditësh inspektoriati i ndërtimeve në Bashkinë Shkodër do të ketë sërish një tjetër aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.