
Pas ndërhyrjeve të realizuara nga Bordi i Kullimit në bashkëpunim me bashkinë Shkodër në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e kanaleve kulluese, puna është përqëndruar në një tjetër njësi, atë të Bërdicës.
Në fshatin Trush është bërë e mundur një ndërhyrje e rëndësishme në kanalin kullues kryesorë, i cili I vjen në ndihmë fermerëve dhe banorëve të zonës, për të garantuar funksionim të sistemit të kullimit dhe kushte më të mira për tokat bujqësore.
Sipas drejtorisë së bujqësisë këto investime ndikojnë drejtëpërdrjetë në rritjen e prodhimeve bujqësore.
Pjesë e ndërhyrjes ishte edhe hapja e rrugës pranë kanalit që i vjen në ndihmë fermërëve të lëvizin më shpejt drejt tokave me mjetet e tyra bujqësore.






