Shkodër/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTË SHTËNA PRANË SHTËPISË SË BARDHË, PLAGOSEN DY ANËTARË TË GARDËS KOMBËTARE!
Artikulli tjetërNJË NË TRE SHQIPTARË PLANIFIKON EMIGRIMIN