Po vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në rrugën nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut. Zgjerimi i rrugës synon të përmirësojë qarkullimin, duke mundësuar akses më të lehtë për automjetet dhe këmbësoret. Banorët shpresojnë që ky investim do t’i sjellë jo vetëm kushte më të mira në lëvizje, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Projekti i financuar nga ARRSH-ja dhe Qeveria Shqiptare, parashikon ndërtimin e një ure të re dhe zgjerimin e rrugës në 4 korsi. Ky investim kap vlerën prej 10 milionë eurosh për rrugën nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut.

Artikulli paraprakFSHATI PA QENDËR SHËNDETËSORE
Artikulli tjetër“NË SHQIPËRINË 2030 SYNOJMË PENSION MINIMAL 200 EURO”, RAMA: ATA QË MË THONË “PO VDESIM PËR BUKË”, U THEM…