Rikonstruksioni i rrugës Shkodër – Velipojë, i nisur prej pak muajsh, ka filluar të marrë formë.

Tashmë në një pjesë të kësaj rruge, në lotin e saj të tretë është shtruar asfalti, duke dhënë një imazh të mirë se si pritet të jetë ajo në përfundim të punimeve. Ndërkohë, puna vazhdon edhe në dy lotet e tjera. Në të gjithë gjatësinë, kompania kontraktuese ka punuar me ritme të mira, për t’a përfunduar atë sipas parashikimeve në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Kjo rrugë, parashikohej të përfundonte në fund të 2018-ës, por përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kryeministri Edi Rama njoftoi se rruga Shkodër – Velipojë pritet të përfundoj në muajin maj, pikërisht përpara fillimit të sezonit veror turistik.

Investimi në total në këtë aks rrugor pritet të shkoj mbi 1 miliardë lekë dhe po punohet gjithashtu me intensitet edhe në fazën nëntokësore dhe me kanalet kulluese në anë të rrugës. Ndërtimi i kësaj rruge pritet t’i jap fund njëherë e mirë trafikut të rënduar të sezonit veror. Me qindra turistë i drejtohen Velipojës për të kaluar pushimet, çfarë ka sjell gjithmonë radhë të gjata kilometrike, sidomos në orët e pasdites.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDAJÇ, PËRKUJTOHET 1 VJETORI I LUMTURIMIT TË MARTIRËVE
Artikulli tjetër“NË 1 VJETORIN E LUMNIMIT TË MARTIRËVE”