
Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë kanë rritur nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Edhe këtë të martë, vijojnë shkarkimet e uijt nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës.
Valbona dhe prurjet anësore të basenit të Komanit, dje kanë qenë jashtë parashikimeve.
Sipas burimeve, mësohet se shkarkimet në Koman janë në niveli 500 metër kub ujë. Ndërsa prodhimi me kapacitet maksimal nxjerr dhe 750 metra kub të tjera në sekondë , me totalin 1250 metër kub në sekondë që derdhen në Vaun e Dejës.
Situata nuk paraqet rrezik, derisa prurjet të mos kalojnë 1500 metër kub.
Favor tjetër është Fierza, e cila as nuk prodhon dhe as nuk shkarkon. Aktualisht, në Fierzë kuota është 280 metra nga 296 dhe prurjet janë 600 metër kub në sekondë.






