
Prej më shumë se 24 orësh vijojne të jenë aktive vatrat e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve në Landfillin e Bushatit.
Mjete zjarrfikëse nga 5 bashki të vendit po vijojnë luftën me Flakët të cilat janë vënë nën kontroll ndonëse vijojnë me intensitet të lartë.
Nën kryetari bashkisë Vau Dejës Elvis Preçi bën të ditur se flakët e zjarrit janë vendosur nën kontroll ndërsa nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton që paraprakisht zjarri të ketë rënë në mënyrë aksidentale .
Banorët e fshatrave përreth thonë që situata është mjaft problematike dhe tymi toksik ka dëmtuar te mbjedhat në të gjithë zonën .
Sinkrone banorët
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë . Landfilli Bushatit administrohet nga bashkia Vau Dejës ndërsa edhe raste të tjera ka pasur vatra zjarri me të izoluara se në këtë rast.
Reshjet e shiut në vijim pritet të ndihmojnë në përmirësimin e situatës ndërsa situate po mbahet në monitorim nga shtabi emergjencave pranë prefekturës së qarkut Shkodër






