Prej më shumë se 4 ditësh vijojnë vatrat aktive të zjarrit në venddepozitimin e mbetjejve në Landfillin e Bushatit .
Pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikese , sërisht situata vijon të jetë problematike ndërsa re të mëdha tymi toksik janë përhapur në zonë .
Banorët përreth thonë se gjendja është alarmante ndërsa tymi toksik po i helmon çdo ditë .
Me herët në këtë landfilli ishte prezente edhe drejtuesi politik i PD në Shkodër Luçiano Boçi i cili e cilësoi këtë zonë si një “bombë toksike” e shkaktuar nga keqmenaxhimi i bashkisë së Vau Dejës .
Sipas shtabit të emergjencave , vatrat e zjarrit tashmë janë vënë nën kontroll dhe në orët në vijim pritet dhe shuarja totale e zjarrit

Artikulli paraprakSHKODËR/VIJOJNË OPERACIONET E NJËPASNJËSHME PËR GODITJEN E VEPRIMTARIVE KRIMINALE NË FUSHËN E NARKOTIKËVE
Artikulli tjetërKARTA E STUDENTIT, QINDRA APLIKIME GJATË VITIT