Inspektoriati Shtetëror i Peshkimit, në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura dhe Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër veprimtarive së paligjshme të peshkimit në Lagunën e Vainit në Lezhë.Prej kesaj te merkure strukturat pergjegjese kane zbarkuar ne terren, pasi kompania “Lura Shpk” që më parë shfrytëzonte lagunën ia ka përfunuar kontrata 10-vjeçare që prej muajit maj.Megjithatë, pavarësisht shkresave dhe paralajmërimeve të përsëritura, aktiviteti i paligjshëm kishte vijuar në mënyrë të kundërligjshme, duke detyruar insitucionet përgjegjësë që të veprojnë.Gjatë aksionit janë hequr dhe sekuatruar rrjeta dhe materiale të tjera të peshkimit, ndërsa autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë kontrollet për të parandaluar çdo shkelje të ligjit në zonat e mbrojtura.Ky operacion synon mbrojtjen e ekosistemit të lagunës dhe ruajtjen e biodiversitetit në një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR I DHURON 100 BOTIME UNIVERSITETIT
Artikulli tjetërARRESTOHEN 2 PERSONA ME KANABIS DHE THIKË NË AUTOMJET