Vijon edhe sot ne plazhin e Velipojes operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.Policia e Shkodres ben me dije se eshte proceduar penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Ne njoftimin e plote thuhet se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen:
D. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.
Operacioni vijon pa probleme.