Bashkia Shkodër ka njoftuar prej afro një muaji nisjen e aksionit për largimin e automjeteve të braktisura që prej kohësh zënë hapësirat publike në qytet dhe pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve.
Gjatë kësaj periudhe, një pjesë e pronarëve i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve, duke i larguar automjetet vullnetarisht nga zonat ku ishin parkuar prej kohësh. Ndërkohë, në disa lagje dhe akse kryesore të qytetit vijojnë të mbeten ende mjete të braktisura që zënë hapësira publike dhe krijojnë pengesa në lëvizje.
Policia Bashkiake vijon monitorimin në terren dhe pritet që, në rast moszbatimi të afateve të përcaktuara, të ndërhyhet për heqjen dhe transportimin e tyre në vendet e caktuara të depozitimit. Aksioni ka për qëllim lirimin e hapësirave publike, përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe rritjen e sigurisë dhe aksesit në qytet.

Artikulli paraprakRAMA E BALLA, DËSHMITARË TEK DOSJA “PARTIZANI”
Artikulli tjetërNGA HIDRAULIKU TE KITARA, MARK UJKA MES DY PASIONEVE