
Bashkia Shkodër po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike që do t’i hapin rrugë projekteve të reja urbane dhe turistike. Gjatë ditës së sotme, ndërhyrja është përqendruar në qendër të qytetit, ku janë shembur dy objekte metalike.
Sipas autoriteteve vendore, aksioni është pjesë e procesit për zbatimin e projektit të Qendrës se Integruar të Informacionit Turistik, një investim që synon të përmirësojë shërbimet për vizitorët dhe të forcojë ofertën turistike të Shkodrës.
Ndërkohë, qytetarët janë shprehur se ndërhyrja ishte e nevojshme për lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e imazhit të qendrës së Shkodrës.
Projekti parashikon krijimin e një qendre moderne informimi për turistët, e cila do të ofrojë orientim dhe shërbime sipas standardeve bashkëkohore, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
https://youtu.be/_DOq5rxox6Y


