Në ditën e dytë të aksionit për lirimin e hapësirave publike në lagjen “3 Heronjtë”, banorët kanë mbeshtetur ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër, duke e cilësuar si një veprim të domosdoshëm për komunitetin.
Ata shprehen se për vite me radhë ishin përballur me zaptimin e çdo hapësire të lirë, çka ua kishte bërë të vështirë jetën e përditshme dhe i kishte privuar nga ambientet e përbashkëta.
“Na ishte zënë fryma nga ndërtimet dhe bllokimet pa kriter. Tani kemi një hapësirë të lirë për fëmijët tanë dhe për të gjithë lagjen”, u shprehën disa prej tyre.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, që po zhvillohet çdo ditë në zona të ndryshme të qytetit, po merr mbështetjen e gjerë të qytetarëve, të cilët e konsiderojnë si një hap të rëndësishëm drejt një Shkodre më të rregullt, të pastër dhe me standarde më të larta urbane.

Artikulli paraprakGJUETIA E PALIGJSHME, KONTROLLE NË LEZHË
Artikulli tjetërNIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ROZA LEJN” NË MARK LULA