
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrws. Sot, puna është përqendruar në sheshin Isa Boletini dhe pranë ish-Adisës, me qëllim rikthimin e hapësirave qytetarëve pas zaptimeve ndër vite.
Sipas autoriteteve, objektet ishin vendosur pa leje dhe pengonin qarkullimin normal të këmbësorëve. Aksioni synon rikthimin e hapësirave të përbashkëta tek qytetarët dhe rritjen e sigurisë në zonat e frekuentuara.
Institucionet bëjnë të ditur se ndërhyrje të tilla do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të qytetit, deri në heqjen e plotë të të gjitha ndërtimeve të paligjshme që pengojnë lëvizjen në hapësira publike.






