
Depozitimi i mbeturinave jo në vendet e caktuar vijon të jetë një problem ende I pazgjidhur. Një ndër pikat ku depozitohen mbeturina të shumta mbetet ajo pranë rrugës kryesore Shkodër – Velipojë në fshatin Trush, në njësinë administrative Bërdicë
Ndërsa vërehet që mbeturinat me qellim asgjesimin e tyre digjen duke krijuar në këtë mënyre një ndotje mjedisore
Hedhja e mbeturinave në këtë zonë jo vetëm që po ndikon në pastërtinë e ambjentit por po krijon edhe një pamje aspak të këndshme për qytetarët që lëvizin drejt pikës turistike të Velipojës.
Megjithëse kanalet kulluese kanë pësuar ndërhyrje pastrimi për të shmangur bllokimet që vijnë nga mbeturianat, sërish menaxhimi I përgjithshëm I mbetjeve mbetet sfidë






