Në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës prej disa ditësh ka nisur një aksion për krasitjen e rreth 1000 pemeve të llojit tespi. Ky proces përfshin krasitjen e pemëve të dendura të cilat shpesh herë ktheheshin në rrezik për kalimtarët kryesisht gjatë ditëve me stuhi, gjithashtu degët bllokonin edhe ndriçimin publik gjatë mbrëmjeve.

Në terren ishin edhe punonjësit e ujësjellësit të cilët po bënin të mundur largimin e gjetheve dhe pastrimin e rrugës pranë pusetave të shkarkimit të ujrave të bardha. Kjo ndërhyrje është vetëm faza e parë e projektit. Sipas njoftim të bashkisë Shkodër këto pemë do të hiqen dhe do të ndryshohen me pemë të tjera dekorative që janë me të përshtatshme me mjediset urbane.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIORESIN SINANI DHA DORËHEQJEN SI DREJTOR I VLLAZNISË, JA ARSYEJA
Artikulli tjetërRESHJE INTENSIVE NË VERI, AUTORITETET APELOJNË PËR KUJDES