
Aksioni për çlirimin e hapësirave publike të zaptuara prej vitesh në Shkodër po vijon me ndërhyrje konkrete në disa zona të qytetit, duke rikthyer hapësirat në funksion të komunitetit dhe të nxenesve të shkollave.
Pranë gjimnazit “28 Nëntori” është ndërhyrë me prishjen e strukturës së jashtme të subjektit “Pizzeri Italia”, ndërkohë që puna do të vijojë me hapjen dhe sistemimin e plotë të hapësirës përreth, në funksion të nxënësve dhe banorëve të zonës.
Kryetari i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar edhe një takim me pronarin e restorantit, Mirsad Berdica, duke vlerësuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar për lirimin e hapësirës publike
Ky rast konsiderohet një shembull pozitiv i bashkëpunimit mes institucioneve dhe biznesit, duke treguar se qyteti ndërtohet bashkë, me rregull, mirëkuptim dhe përgjegjësi ndaj hapësirës së përbashkët.






