Mbeturinat vijojnë të jenë prezente pranë përroit të Oblikës. Ndonëse ndërhyrjet për pastrimin kanë qenë të shpeshta, situata vijon të jetë problematike. Vërehet se mbeturinat janë prezent kudo duke u kthyer në këtë mënyrë në një vatër të rrezikshme infeksioni.

Banorët e pranojnë se janë vetë ato që tregohen të pa përgjeshëm duke i depozituar mbetjet e tyre pranë këtij përroi. Ato shprehen se duhet të aplikohen gjoba për të gjithë që shkelin ligjin dhe ndotin ambjentin. Ndërsa shqetësim për banorët është edhe uji i pijshëm dhe shkarkimet e ujërave të zeza. Ato kërkojnë që të ndërhyhet për zgjidhjen e ketij problemi.

Vetëm pak kohë më parë blloku i pallateve në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit iu nënshtrua një rikonstrukisioni të plotë, por problematikat duket se janë rikthyer sërish.

Artikulli paraprakQYTETARËT VLERËSOJNË AKSIONIN NË HYRJE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërRRUGA E VARREZAVE TË GOLEMIT E PAKALUESHME