24 orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër Anila Ndoka vijon të jetë në gjëndje të rëndë për jetën. Burime pranë spitalit rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se gjëndja e pacientes është kritike dhe ka pasur disa herë tentative për ta dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë por që kanë dështuar për shkak të gjëndjes jo të stabilizuar

Ndërkohë policia vijon hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa janë hapur tekefonat për të shikuar komunikimet e fundit mes tyre. Burime bëjnë me dije se 34 vjecari Kolë Manaj I ka dërguar mesazh Anilës, në gjëndje të rëndë psikologjike, duke I thënë që do lëndonte veten në rast se nuk do ishin më bashkë. Anila I ka kërkuar të vinte ta takonte tek puna , në lagjen Mark Lula ku me pas ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan ngjarjen e rëndë në Shkodër. Një ditë më parë, Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri pistoletë bashkëjetuesen e tij Anila Ndoka me plumb në kokë ndërsa më pas qëlloi dhe veten për vdekje.

Artikulli paraprakDIZENTERIA, HAPET KOPËSHTI NË LAÇ
Artikulli tjetërBEKIM BALAJ ME VLLAZNINË DERI NË 2027