Ka vijuar edhe këtë të enjte në Shkodër nisma e Bashkisë për grumbullimin e orendive dhe sendeve të vjetra. Kjo është e enjtja e dytë që shërbimi zbatohet në qytet, ndërsa qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht nismës duke nxjerrë pranë banesave mobiliet dhe sendet që nuk i përdorin më.

Ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë nisur grumbullimin dhe evadimin e tyre në zona të ndryshme të qytetit, gjatë fashës orare 08:00–12:00.

Nisma synon të shmangë hedhjen e orendive të vjetra pranë kontenierëve të mbetjeve, një problem që shpesh krijon grumbullime të padëshiruara në hapësirat publike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOSTRIBË, FLUKS VIZITASH NË QENDREN SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërMAGJISTRATËT KALLËZUAN NË SPAK MINISTRIN MALAJ PAS BLLOKIMIT TË PAGAVE, RAMA: MUNGON EMRIN IM DHE I GOGUT, U KONSULTUA ME NE