Në Bahçallëk vijon puna intensive për pastrimin e kanalit kryesor kullues, i cili kishte mbetur i bllokuar prej më shumë se 30 vitesh, duke shkaktuar probleme të përsëritura me përmbytjet sa herë binin reshje. Ndërhyrja synon të rikthejë funksionalitetin e plotë të këtij kanali jetik për zonën, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e sistemit të kullimit në territorin e Bashkisë Shkodër
Sipas planifikimit, brenda pak ditësh pritet të përfundojë pastrimi i plotë dhe të realizohet lidhja me rrjetin e kullimit në zonën e Bërdicës. Kjo do të mundësojë shkarkimin e ujërave në mënyrë të kontrolluar dhe do t’i japë fund një problematike të mbartur prej dekadash, duke iu përgjigjur edhe një kërkese të kahershme të banorëve të zonës.
Në bashkëpunim me strukturat e Bordit të Kullimit dhe Bashkisë Shkodër, puna po vijon me ritme të larta për ta përmbyllur ndërhyrjen para periudhës së reshjeve intensive të dimrit.

Artikulli paraprakDOMEN, PARANDALOHET NJË RAST I GJUETISË SË PALIGJSHME
Artikulli tjetërQYTETARËT VLERËSOJNË LIRIMIN E HAPËSIRAVE NË SHKODËR