Procesi i dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë ka mbërritur në këstin e pestë, me rreth 2 800 përfitues në qytetin e Shkodrës. Megjithëse fondi është rritur nga 10 në 14 milionë lekë, përfaqësuesi i ish-të përndjekurve, Zenel Drangu, kryetar I shoqatës në Shkodër, shprehet se buxheti aktual mbetet i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha rastet.
Sipas Drangut, shumë familje ende presin dëmshpërblimin e plotë për vuajtjet e periudhës së diktaturës komuniste, ndërsa ai i bën thirrje qeverisë të rrisë më tej fondet dhe të përshpejtojë procedurat.
Procesi i dëmshpërblimit shihet si një hap i rëndësishëm në drejtim të njohjes së vuajtjeve të ish-të përndjekurve dhe rivendosjes së drejtësisë sociale në vend.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMJEKJA: MAMOGRAFITË KRYHEN GJATË GJITHË VITIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN RRUGOR “KRYEBUSHAT-HARKU I BERDICËS”