Javën e kaluar në Kosovë, nisi vaksinimi i personelit shëndetësor, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të fillojë vaksinimi i personave mbi 85 vjeç.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku e njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të publikuar vaksinimi i personave mbi 85 vjeç do të filloi sot dhe do të zgjasë deri më 10 prill. Ndërsa nga 11 prilli deri më 13 do të vaksinohen qytetarët nga 80 deri në 84 vjeç.

Qytetarët në fjalë do të njoftohen përmes telefonit për orën dhe qendrën e vaksinimit ku do të marrin dozën, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar një javë më parë kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet janë mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh “luftojnë” në vijën e parë me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.

Dy ditë më parë, për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi, është mbledhur komiteti i ekspertëve pas studimit të situatës epidemiologjike në vend, të cilët rekomanduan masa të reja të cilat u miratuan dhe hynë në fuqi ditën e sotme.

Artikulli paraprakULET PRITSHMËRIA PËR TË JETUAR PAS COVID-19 NË EUROPË, SI KRAHASOHET SHQIPËRIA ME RAJONIN
Artikulli tjetërFACEBOOK MBYLL QINDRA ADRESA FALSE NË SHQIPËRI