Në ditën e 34-t të protestës, banorët e Rrjollit janë rikthyer sërish këtë të mërkurë në kantierin e ndërtimit, duke vijuar qëndresën e tyre kundër projektit turistik në zonë. Të vendosur në qëndrimin e tyre, banorët theksojnë se nuk do të lejojnë që prona e tyre të grabitet nga kompania Gener 2, pasi sipas tyre u janë ofruar kushte që i cilësojnë si të pafavorshme dhe të papranueshme.
Edhe këtë të mërkurë, brenda kantierit të ndërtimit kishte forca të shumta policie, të cilat penguan banorët të hynin në ambientet e kantierit, ndërsa makineritë vijojnë punën për zbatimin e këtij projekti.Ky truall ka qenë objekt përplasjesh prej vitesh, pasi banorët pretendojnë se pronat e tyre janë përvetësuar me dokumente të falsifikuara nga një ish-zyrtar, i cili më pas ia ka shitur tokën biznesmenit Bashkim Ulaj.

Artikulli paraprakTURIZËM PA ENERGJI ELEKTRIKE NË MIRDITË
Artikulli tjetërPËRFUNDON MBLEDHJA E RAMËS ME DEPUTETËT E TIRANËS NË PS, ZBULOHET TEMA E DISKUTIMEVE BRENDA TAKIMIT