
Tregtarët e Zdrales kanë protestuar sërisht para bashkisë Shkodër pas afrimit të afatit të vendosur nga komuniteti mysliman për largimin e tyre nga tregu në Zdrale I cili do të kthehet në qëndër tregtare.
Të shqetësuar për fatin e tyre tregtarët u mblodhën në sheshin para bashkisë së Shkodrës për të gjetur një zgjidhje se ku do të tregtojnë .
Kryestari I bashkisë së Shkodrës priti një përfaqësi të tregtarëve .
Pas takimit, tregtarët u shprehen se morën garanci që do ndërmjetësohet nga bashkia Shkodër për zgjidhjen e kësaj problematike.
Lidhur me takimin me tregtarët e Zdrales, kryebashkiaku Benet Beci sqaron se :
“U njohëm nga afër me shqetësimin e tyre, pas vendimit të marrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për lirimin e hapësirës ku ata ushtrojnë aktivitetin tregtar, e cila është pronë e Myftinisë së Shkodrës.
Diskutuam së bashku për mundësitë që mund të ofrojë Bashkia Shkodër në mbështetje të tyre, duke identifikuar të gjithë mekanizmat e mundshëm për të qenë pranë komunitetit.
Në këtë takim, folëm edhe për projekte afatgjata që synojnë mbështetjen e tregtarëve dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete për situatën në të cilën ndodhen. Bashkia Shkodër do të vijojë të jetë një derë e hapur për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e këtij komuniteti, duke përdorur të gjitha instrumentet ligjore për t’u gjetur zgjidhje të qëndrueshme.”
Kjo është protesta e rradhës e tregtarëve të Zdralestë cilët janë njoftuar nga komuniteti mysliman për lirimin e hapësirave të tregut , pronë e cila I përket komunitetit mysman të Shqipërisë.






