
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vijojnë marshimin në qendër të Tiranës, duke shoqëruar protestën me thirrjet “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”. Të rinjtë po ecin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa destinacioni i tyre është Ministria e Arsimit, ku pritet të grumbullohen në vijim të protestës kundër qeverisë. Një pjesë e studentëve raportohet se kanë bojkotuar auditorëte edhe në Universitetin e Drejtësisë, te Politekniku, por edhe te gjimnazi Partizani.
Marshimi vjen një ditë pas protestës së studentëve, e cila nisi pranë Ministrisë së Arsimit dhe vijoi për rreth nëntë orë në disa zona të Tiranës. Tubimi i së martës u shoqërua me përplasje me policinë dhe pretendime për dhunë ndaj protestuesve.


